Në javën e tretë të sistemit “Safe City”, kamerat inteligjente kanë kapur 4 910 shkelje në trafik, ku numri më i madh i tyre, apo rreth 4700 janë për tejkalim shpejtësie. Të dhënat e MPB-së flasin për përgjysmim të një prej shkeljeve të rrezikshme, siç është kalimi në dritë të kuqe në semafor.
“Për kalim në dritë të kuqe në semafor 16 shkelje, që paraqet ulje të numrit për 51.5 për qind krahasuar me javën e kaluar ku kishte 33 shkelje. Ndërsa në javën e parë të muajit ishin regjistruar madje 163 shkelje për kalim në të kuqe, ndërsa për drejtim të automjetit pa afat të regjistrimit të makinës janë konstatuar 203 shkelje”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
MPB:
GJITHËSEJ
4 910 shkelje
4.691 për shpejtësi
16 për kalim në semafor të kuq
203 regjistrim të skaduar
117 shoferëve u janë shqiptuar masa “ndalesë të drejtimit me automjetin”, që sipas policisë shënon një ulje të numrit për mbi 20 për qind, krahasuar me një javë më parë. Nga MPB nënvizojnë se në javën e parë të këtij muaji, ishin shqiptuar madje deri në 288 masa të tilla.
“Prej 117 masave që ishin shqiptuar javën e kaluar, 16 janë kalim në të kuqe, 101 për shpejtësi, prej të cilëve 75 për shpejtësi më të madhe se 80 kilometra në orë në vendbanim, 19 për shpejtësi më të madhe prej 10 kilometra në orë dhe 7 për shpejtësi më të madhe se 170 kilometra në orë jashtë vendbanimit”, thonë tutje nga Ministria e Punëve të Brendshme.
MPB:
GJITHËSEJ 117 masa “Ndalesë të drejtimit me automjet”
16 për kalim në të kuqe
101 për shpejtësi
75 për shpejtësi më të madhe se 80 km/h në vendbanim
19 për shpejtësi më të madhe prej 10 km/h më shumë se e lejuara
7 për shpejtësi më të madhe se 170 km/h jashtë vendbanimit















Comments are closed