Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Abdixhiku, pas takimit me Kurtin: Ose konsensus politik mes partive, ose marrëveshje klasike politike
Kosovë

Abdixhiku, pas takimit me Kurtin: Ose konsensus politik mes partive, ose marrëveshje klasike politike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim sot kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, shkruan Periskopi, përcjellë Pollogu.news

Takimi u zhvillua 10 ditë para afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit – Kjo ishte edhe tema e diskutimit.

Ishte një takim ndërpartiak, që diskutonte cështjen e Presidentes, por jo vetëm. Folëm për poltikën e jashtme, siguri e të tjera. E falenderova për përfshirjen e Komunës së Prishtinës në buxhetin qëndror. U zotuam për marrëveshjet ndërkombëtare me interes për Kosovën. Por, në përgjithësi folëm për cështjen më të rëndësishme, asaj të Presidentes. Janë më pak se 10 ditë nga zgjedhja e Presidentit. Dakordimi i përgjithshëm është se janë vetëm dy rrugë përpara: Duhet ose konsensues politik mes faktorëve të vendit dhe ky konsensues duhet të ndërtohet në këto 9 ditë e ardhshme, ose duhet një marrëveshje klasike politike. Dhe në të dyja rastet, duhet 2/3 e votave në Kuvend. U mbet të takohemi prapë në dy-tri ditët në vijim”, deklaroi, ai.

Comments are closed

Related Posts