Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • BDI e vlerëson pozitivisht vendimin e Artan Grubit, për t’u përballur me drejtësinë
Ballina

BDI e vlerëson pozitivisht vendimin e Artan Grubit, për t’u përballur me drejtësinë

Bashkimi Demokratik për Integrim e vlerëson pozitivisht vendimin e ArtanGrubit për t’u kthyer në vend, duke krijuar kështu mundësinë që përmes një procedure transparente, të drejtë dhe të paanshme të paraqiten të
gjitha argumentet në dispozicion dhe të sqarohen të gjitha çështjet.

Presim që procesi të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta
të sundimit të ligjit: para së gjithash, me një nivel të lartë transparence, në përputhje me interesin publik; por mbi të gjitha, me
respektim të plotë të prezumimit të pafajësisë dhe me mbrojtje të të
drejtave dhe lirive individuale.

BDI mbetet e palëkundur në qëndrimin se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë, pa selektivitet, pa standarde të dyfishta dhe
pa ndikime politike. Vetëm një procedurë e drejtë dhe profesionale i shërben së vërtetës, institucioneve dhe besimit të qytetarëve.

Duke marrë parasysh interesin e lartë politik dhe publik për këtë rast,
partia do ta ndjekë me kujdes procesin në të gjitha fazat e tij.

Comments are closed

Related Posts