Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Shtyhet procesi për përzgjedhjen e drejtorit të AKE-së! Hoxha: S’ka përplasje për poste brenda ASH-së në VLEN
Lajmi i Fundit

Shtyhet procesi për përzgjedhjen e drejtorit të AKE-së! Hoxha: S’ka përplasje për poste brenda ASH-së në VLEN

Procesi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të Agjencisë për Komunikime Elektronike është shtyrë për disa ditë, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të bëhet i ditur javën e ardhshme.  Sipas Komisionit të ngarkuar me procesin e përzgjedhjes, në konkursin e shpallur kanë aplikuar gjithsej nëntë kandidatë. Njëri prej tyre nuk i ka përmbushur kriteret e përcaktuara, ndërsa një tjetër nuk është paraqitur në intervistë, transmeton TV21, përcjellë Pollogu.news

Në garë janë 7 persona, prej të cilëve si kandidat më serioz u lakua emri i Armend Destanit i cili me profesion është inxhinier i IT-së dhe ka punuar edhe në Qeveri.

Përzgjedhja e drejtorit të AKE u përfol se ka  sjellë deri tek  mosmarrëveshjet mbrenda fraksionit të  ASH-së që është pjesë e kolicionit VLEN, krejt kjo për shkak se Arben Fetai, Azir Aliu dhe Mimoza Musa pretendojnë këtë post për njerëzit e tyre, por Albrim Hoxha nga ky fraksion hedh posht të njejtat. Sipas tij, nuk ka përplasje brenda ASH-së në koalicionin VLEN në lidhje me emërimin e drejtorit në Agjencinë për Komunikime Elektronike.

Comments are closed

Related Posts