Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Ristoska i reagon Mickoskit: Nuk është kjo rruga, që duhet të ndjekë një shoqëri demokratike
Lajmi i Fundit

Ristoska i reagon Mickoskit: Nuk është kjo rruga, që duhet të ndjekë një shoqëri demokratike

Kryeministri Hristijan Mickoski në TV Kanal 5 tha se prokurorja Lençe Ristoska nuk është kandidate që Qeveria po e shqyrton për pozicionin e prokurorit publik të shtetit. Ai shtoi se pozicioni përfundimtar do të shpallet pasi Qeveria të shqyrtojë dokumentet zyrtare, transmeton Portalb.mk, shkruan Pollogu.news.

“Nuk mund të shpreh pikëpamje personale pa parë procesverbalin”, tha ai.

Pas deklaratës së kryeministrit, Ristoska doli me reagim.

“Kur një kandidat përjashtohet paraprakisht pa analizuar programin dhe rrugën e tij profesionale, kjo ngre pyetje në lidhje me natyrën e kritereve që zbatohen. Jam e bindur se një zgjedhje e kësaj rëndësie duhet të bazohet në cilësi, jo në përshtatshmëri. Profesionistët në sistem duhet të dinë se puna dhe ekspertiza e tyre janë e vetmja monedhë që duhet të vendosë. Përndryshe, rrezikojmë të dërgojmë mesazh se pavarësisht nga kompetenca, përshtatshmëria është parësore – dhe kjo nuk është rruga që duhet të ndjekë një shoqëri demokratike”, reagoi Ristoska.

Comments are closed

Related Posts