Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • Trump i drejtohet Osmanit: “Kur nuk shkoni mirë me Serbinë, më telefononi mua”
Kosovë

Trump i drejtohet Osmanit: “Kur nuk shkoni mirë me Serbinë, më telefononi mua”

Në Washington po mbahet mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes e cila po udhëhiqet nga presidenti amerikan, Donald Trump. Pjesëmarrëse është edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë fjalimit të tij, Trump përmendi sërish luftën mes Serbisë dhe Kosovës. Ai thotë se nëse kanë probleme ta thërrasin atë.

“…Për shumë prej këtyre çështjeve – po marr si shembull Kosovën dhe Serbinë. Unë e zgjidha atë. A mund të ngriheni pak në këmbë, nëse jeni këtu? Vetëm për një moment. Kosova, Serbia. Ngrihuni. Çfarë pune e shkëlqyer. Ju faleminderit shumë. E vlerësojmë. Shumë mirë. Po shkoni mirë me njëri-tjetrin, dhe kur nuk shkoni mirë, më telefononi mua dhe do ta zgjidhim, apo jo? Do ta zgjidhim. Faleminderit shumë”, ishin fjalët e Trump.

Ndërsa presidentja Osmani i bën me shenjë dhe i thotë se “do të të thërras”.

Trump paraprakisht prezantoi secilin nga liderët që po marrin pjesë në mbledhje.

Kur prezantoi Vjosa Osmanin, ai iu drejtua duke i thënë se po bënte një punë “të shkëlqyer”.

Comments are closed

Related Posts