Kuvendi sot, në kuadër të seancës së 85-të, me procedurë të shkurtuar e ka miratuar Ligjin për ndryshimin e Ligjit për trajtimin e objekteve të ndërtuara pa leje, duke e zgjatur afatin për pesë vjet të tjera, përkatësisht deri në vitin 2031. Pesë vitet shtesë janë dhënë për të përfunduar procedurat për objektet e ndërtuara deri në vitin 2011 dhe formalisht ndryshimet nuk hapin derë të re për kërkesa të reja, por u referohen ekskluzivisht atyre qytetarëve që tashmë kanë paraqitur dokumentacion dhe kanë pritur zgjidhje me vite.
Ligji u miratua me 67 vota “pro”, pesë “kundër” dhe asnjë abstenim.
Në fillim të këtij muaji, Këshilli drejtues i BNJVL-së i paraqiti një kërkesë Kuvendit, Qeverisë dhe Ministrisë së Transportit me qëllim që të lejohet zgjatja e afatit për Ligjin për trajtimin e objekteve të ndërtuara pa leje deri në vitin 2031.















Comments are closed