Maqedoni
Maqedonia dhe ShBA-ja afër marrëveshjes, tarifa më e lartë do të jetë 15%
19.02.2026 15:52
Jemi shumë afër nënshkrimit të marrëveshjes për reciprocitet me ShBA-në…
Jemi shumë afër nënshkrimit të marrëveshjes për reciprocitet me ShBA-në, me të cilën tarifat doganore do të ulen nga 33% në 15%, ndërsa për disa produkte edhe më pak, theksoi ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.
Ai sqaron se edhe për ato vende që kanë nënshkruar marrëveshje, ka pasur më parë një deklaratë të përbashkët.
“Për momentin mund të them se tarifa më e lartë do të jetë 15 për qind, e cila është më e ulët se shumë shtete jo vetëm në botë, por edhe në rajon, dhe për disa produkte dhe industri kyçe do të ketë tarifa nën 15 për qind.”, – deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.
Bashkëpunimi tregtar thellohet edhe me Sllovakinë në fushën e industrisë automobilistike, energjetikës, bujqësisë dhe turizmit. Sllovakia ka një industri të fuqishme dhe përvojë të madhe në prodhim, automatizim dhe teknologjitë moderne, theksoi ministri i Financave i Sllovakisë, Ladislav Kameniçki.
Ai shtoi se me përmirësimin e bashkëpunimit ekziston mundësia për rritjen e cilësisë dhe produktivitetit në industrinë ushqimore dhe bujqësi.
“Delegacioni sllovak përfaqëson kompani në fushat e teknologjive të informacionit dhe komunikimit dhe digjitalizimit, teknologjitë moderne të ndërtimit, transformimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, shëndetësinë dhe turizmin.”, – theksoi ministri i Financave i Republikës së Sllovakisë, Ladislav Kameniçki.
Shkëmbimi tregtar me Sllovakinë vitin e kaluar arriti mbi 340 milionë dollarë amerikanë. Eksporti u rrit për 13%, ndërsa importi për 8%.















Comments are closed