Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Siljanovska: Avioni ynë është më i vjetri në rajon, e ashtuquajnë “Avioni i vëllezërve Wright”
Lajmi i Fundit

Siljanovska: Avioni ynë është më i vjetri në rajon, e ashtuquajnë “Avioni i vëllezërve Wright”

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova deklaroi se avioni qeveritar i vendit është më i vogli dhe më i vjetri në rajon, kështu që kolegët e saj nga rajoni e quajnë atë “avioni i vëllezërve Wright”.

“Çfarë mund të them? Ja, t’ju bëj të qeshni. Kolegët e mi presidentë në rajon e quajnë avionin qeveritar avioni i vëllezërve Wright, sepse është më i vogli dhe më i vjetri”, tha presidentja.

Sipas saj dhe kolegëve të saj, është më racionale dhe më e lirë të kesh një aeroplan më të madh.

“Kolegët e mi presidentë në rajon thonë se është më racionale të kesh aeroplan më të madh, sepse atëherë më shumë njerëz mund të udhëtojnë me një fluturim dhe të kthehen kur të vendosin”, tha Siljanovska-Davkova.

Comments are closed

Related Posts