Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj në Armatë! Paralajmërohet rritje e pagave në ushtri
Lajmi i Fundit

Konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj në Armatë! Paralajmërohet rritje e pagave në ushtri


Ministria e Mbrojtjes së shpejti do të shpallë konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj në Armatën e Maqedonisë së Veriut, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski. Ministri informoi se pritet që shpallja të publikohet pasi të merren dokumentet e nevojshme nga Ministria e Financave, në mënyrë që pranimi të fillojë tashmë në afatin pranveror.

“Kur të vijnë nga financat të gjitha dokumentet e nevojshme, do t’i shpallim konkurset, shpresojmë tashmë në afatin pranveror që po vjen, në mënyrë që sa më shumë persona të hyjnë, të konkurrojnë mes vete dhe të bëhen pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes, pra e Ushtrisë”, tha Misajllovski.

Ai theksoi se ekziston interes nga të rinjtë dhe se stafi dhe njësitë speciale janë në nivel të lartë të trajnimit. Misajllovski shtoi se me rritjen e buxhetit për mbrojtje do të krijohen kushte edhe për përmirësimin e statusit dhe të pagave të pjesëtarëve të Ushtrisë.

Comments are closed

Related Posts