Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Berisha kritikon vizitën e Ramës në Kosovë: Pazaret e tij në Beograd shkak i gjykimeve të ish-UÇK-së në Hagë
Kosovë

Berisha kritikon vizitën e Ramës në Kosovë: Pazaret e tij në Beograd shkak i gjykimeve të ish-UÇK-së në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Prishtinë, duke e quajtur “hipokrite” dhe fajësuar pazaret e tij në Beograd për dërgimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së në Gjykatën e Hagës.

Postimi i plotë:

“Berisha kritikon vizitën e Ramës në Kosovë: Pazaret e tij në Beograd shkak i gjykimeve të ish-UÇK-së në Hagë
Berisha kritikon vizitën e Ramës në Kosovë: Pazaret e tij në Beograd shkak i gjykimeve të ish-UÇK-së në Hagë
16 Feb, 18:38
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Prishtinë, duke e quajtur “hipokrite” dhe fajësuar pazaret e tij në Beograd për dërgimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së në Gjykatën e Hagës.

Postimi i plotë:


“Të dashur miq, sot në prag të pavarësisë, Edi Rama bëri një vizitë blic në Kosovë. Me këtë rast, unë dua t’ju shpreh qytetarëve të Kosovës mendimin tim se, sot në Kosovë ishte një armik i egër i Kosovës, i lirisë, i dinjitetit të qytetarëve të Kosovës. Unë e bëj këtë deklaratë sot, sepse me dëshmi të pakundërshtueshme, me akte të mirënjohura, Edi Rama, qoftë në tryeza private, qoftë në akte në publike ka dëshmuar po atë armiqësi, po atë egërsi ndaj Kosovës, sovranitetit dhe udhëheqjes së saj.

Sot ai vrapoi për të deklaruar mbështetjen për ish-udhëheqjen politike të Kosovës që ndodhet në Hagë. E kam denoncuar dhe denoncoj publikisht pretencën e prokurorëve të Hagës, si një pamflet të propagandës ultranacionaliste serbe ndaj ish-udhëheqësve politikë të Kosovës dhe të Luftës Çlirimtare të saj. E kam thënë dhe e përsëris, se ata kanë qenë aleatë besnikë, luajalë të Aleancës së Atlantikut të Veriut në terren, por jam i bindur se janë në Hagë, një nga shkaqet është vet Edi Rama me pazaret e tij të turpshme që bëri në Beograd për Kosovën.
Theksoj gjithashtu, se me histerinë e tij politike duke u përpjekur që të paraqitet si patriot, në Këshillin e Europës, ai, u them ju, iu bëri dëmin më të madh ish-udhëheqësve politikë të Kosovës në Hagë.

Comments are closed

Related Posts