Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Edi Rama në Kosovë, Qeveria shqiptare publikon agjendën
Kosovë

Edi Rama në Kosovë, Qeveria shqiptare publikon agjendën

Agjencia për Media dhe Informim e Shqipërisë ka bërë publike agjendëne vizitës së Kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Kosovë.

Sipas qevrisë shqiptare Rama do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin, Albin Kurti.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Kosovë. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Kryeministri Rama do të takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe më pas me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit, Rama do të marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, si edhe do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.

Comments are closed

Related Posts