Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Zeqirja Ibrahimi, sulmon sërish Meidanin dhe Spiropalin
Ballina

Zeqirja Ibrahimi, sulmon sërish Meidanin dhe Spiropalin

Tensionet politike rreth përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet e drejtësisë po thellohen, ndërsa ish-kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka ndërmarrë një tjetër sulm publik ndaj ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, duke përfshirë në retorikën e tij edhe ministren për Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, përcjellë Pollogu.news.

Reagimi i Ibrahimit vjen pas deklaratës së ish-ministrit të Brendshëm, Lubomir Fërçkovski, se studentët shqiptarë duhet t’i nënshtrohen provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, në të kundërtën bëhet fjalë për diskriminim, si dhe pas takimit të ambasadorit Meidani me Fërçkovskin.

Në një status në rrjetet sociale, Ibrahimi riktheu ngjarje të vitit 1992 në Bitpazar, duke e lidhur figurën e Fërçkovskit me dhunën ndaj shqiptarëve dhe duke kritikuar ashpër ata që, sipas tij, e paraqesin atë si vlerë politike.

Retorika e tij përfshiu edhe krahasime historike dhe thirrje ironike drejtuar zyrtarëve të lartë në Tiranë, duke e zhvendosur debatin nga dimensioni institucional drejt një përplasjeje të ashpër politike e emocionale.

Comments are closed

Related Posts