Përderisa publiku vendas ende është duke e kërkuar “lajmin e madh” në formulimet deklarative për “qasje më të madhe në tregun amerikan”, shifrat kyçe nga korniza për një marrëveshje të re tregtare janë të qarta: Maqedonia e Veriut merr përsipër t’i heqë tarifat doganore për të gjitha produktet industriale dhe bujqësore amerikane të cilat eksportohen drejt vendit tonë, ndërsa SHBA në të njëjtën paketë njoftojnë se do e mbajnë tarifën reciproke prej 15% për produktet nga Maqedonia, me mundësinë që për disa kategori të caktuara të vendoset tarifë zero, raporton Racin.mk, përcjellë Pollogu.news
Korniza u publikua si një deklaratë e përbashkët e Shtëpisë së Bardhë me datë 12 shkurt të vitit 2026, ndërkohë që komunikimi lokal lidhur me këtë masë u bë në 13 shkurt, përmes transmetimit të “pikave kyçe” dhe një narrativi të suksesit të Qeverisë.















Comments are closed