Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Rrugët e Tetovës me emra të rinjë. Nis punën, komisioni i kryesuar nga Albi Qamili
Ballina

Rrugët e Tetovës me emra të rinjë. Nis punën, komisioni i kryesuar nga Albi Qamili

Ka nisur zyrtarisht punën grupi i punës për riemërtimin e rrugëve në qytetin e Tetovës, me qëllim përmbylljen sa më të shpejtë të procesit dhe përshtatjen e emërtimeve me identitetin dhe realitetin lokal.

Kryetari i grupit, Albi Qamili, bëri të ditur se në ditën e parë të angazhimit ka pranuar dokumentacionin dhe materialet nga grupi paraprak, duke u njohur me punën dhe propozimet e trajtuara deri më tani.

Sipas tij, puna do të vazhdojë mbi bazën e analizës së deritanishme, duke përfshirë edhe sugjerimet dhe kërkesat e paraqitura nga qytetarët.

“Emrat e rrugëve në Tetovë duhet të reflektojnë identitetin dhe realitetin e Qytetit. Si kryetar i këtij grupi, pranova dokumentacionin dhe materialet nga grupi paraprak dhe u njoftova me punën e tyre”, ka njoftuar Qamili.

Procesi i riemërtimit po zhvillohet në kuadër të angazhimeve të Komuna e Tetovës për rregullimin dhe standardizimin e toponimisë urbane, ndërsa pritet që në fazat e ardhshme të publikohen edhe propozimet konkrete për shqyrtim publik.

Comments are closed

Related Posts