Korridori 8, me pikënisje në kompleksin detar Durrës–Porto Romano dhe dalje në Detin e Zi, u njoh zyrtarisht këtë të enjte si korridor sigurie për mbrojtjen kolektive nga NATO.
Vendimi u mor në takimin e kësaj të enjteje në Bruksel të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, ku i pranishëm ishte edhe ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Në një videomesazh të shpërndarë nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, Vengu shprehet se kjo është një arritje konkrete që e vendos Shqipërinë në zemër të infrastrukturës strategjike të Aleancës dhe forcon ndjeshëm sigurinë rajonale.
“Pas një pune disa vjeçare të disiplinuar, të qartë, të qëndrueshme, sot në Bruksel në ministerialin e ministrave të Mbrojtjes, Korridori 8, me pikënisje në kompleksin portual Durrës Porto-Romano, dhe me dalje në Detin e zi, u përfshi zyrtarisht në planet dhe në infrastrukturën kritike ushtarake të aleancës. Kjo është një arritje konkrete që e pozicionon Shqipërinë në zemrën e të gjitha planeve rajonale dhe në zemrën e të gjitha infrastrukturave ku aleanca do të përqendrohet në vitet në vijim.”, deklaroi Vengu.















Comments are closed