Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Kallëzim penal ndaj katër personave nga Koçani,për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Kronika e Zezë

Kallëzim penal ndaj katër personave nga Koçani,për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Ish-drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale “Ujësjellësi” në Koçan, një ish-punonjës dhe edhe dy punonjës të tjerë të ndërmarrjes kanë marrë kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë një prokurimi publik, me të cilin, sipas pretendimeve, është mundësuar përfitim i kundërligjshëm pasuror në vlerë prej 1.406.306 denarësh, njofton MPB.

Kallëzimi në Prokurorinë Themelore Publike në Koçani është dorëzuar nga Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike pranë SPB Koçani kundër ish-drejtorit të NPK “Ujësjellësi” – Koçan A.K. (44), punonjësve Z.G. (53) dhe B.A. (64), si dhe ish-punonjësit Z.J. (55). Ata dyshohen për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”, e kryer në bashkëkryerje.

Comments are closed

Related Posts