Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Sadulla Izairi bëri deklaratë solemne, si anëtar i ri i Këshillit Gjyqësor nga komunitetet jo-shumicë
Lajmi i Fundit

Sadulla Izairi bëri deklaratë solemne, si anëtar i ri i Këshillit Gjyqësor nga komunitetet jo-shumicë

“Qëllimi ynë i përbashkët si Këshill Gjyqësor është të përpiqemi të përmirësojmë situatën në gjyqësor dhe të rrisim nivelin e besimit të qytetarëve në gjyqësor”, – tha Sadulla Izairi, anëtari i ri i Këshillit Gjyqësor nga komunitetet jo-shumicë i cili u zgjodh nga gjyqtarët në zgjedhje të drejtpërdrejta në janar të këtij viti, transmeton Portalb.mk, përcjellë Pollogu.news.

Sot, ai mbajti deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, dhe falënderoi gjyqtarët që votuan që ai të zgjidhet si anëtar i ri i Këshillit Gjyqësor. Në deklaratën solemne mori pjesë edhe kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, i cili e uroi Izairin për zgjedhjen e tij dhe falënderoi gjyqtarët që votuan për të, duke thënë se bënë zgjedhjen e duhur.

Izairi tha se pritjet e gjyqtarëve janë të njëjta me pritjet e qytetarëve ndaj Këshillit Gjyqësor – për gjyqësor më efikas dhe të pavarur.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, tha se Këshilli nuk është i kompletuar plotësisht dhe se mungon edhe një anëtar tjetër i cili duhet të zgjidhet nga Parlamenti.

Këshilli Gjyqësor numëron 15 anëtarë, prej të cilëve tetë zgjidhen nga gjyqtarët aktivë, dy janë anëtarë sipas funksionit (kryetari i Gjykatës Supreme dhe ministri i Drejtësisë – pa të drejtë vote), tre zgjidhen nga Kuvendi, ndërsa dy zgjidhen nga Kuvendi me propozim të presidentit të shtetit.

Comments are closed

Related Posts