Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun
Lajmi i Fundit

I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot fajtor Astrit Balliun (i njohur edhe si Avdyli ose Sulejmani) për një seri veprash penale serioze, përfshirë trafikimin e narkotikëve dhe pjesëmarrjen në një grup të strukturuar kriminal.

Gjykata e shpalli Balliun fajtor për:

Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtaret Flojera Davidhi, Rudina Palloj dhe Elsa Ulliri, vendosi që Balliu të dënohet me 12 vjet burgim, pas bashkimit të dënimeve për veprat penale të kryera.

Trafikimin e narkotikëve në bashkëpunim dhe në formën e grupit të strukturuar kriminal, dënim 12 vjet burgim.

Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, dënim 3 vjet burgim.

Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit, dënim 5 vjet burgim.

Në përfundim, dënimi total i Balliut mbetet 12 vjet burgim, i cili do të kryhet në një institucion me siguri të lartë, duke filluar që nga dita e arrestimit të tij.

Comments are closed

Related Posts