Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është drejtuar sërish mbështetësve të tij me një mesazh motivues. Kryedemokrati u shpreh se opozita është në kilometrin e fundit të një rrugëtimi të gjatë. Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se ‘kilometri’ do të gdhendet në muret e kohës me germa të arta për kontributin e qytetarëve.
‘U garantoj se kilometrin e fundit do të jetë kilometri më i bukur. Do të jetë kilometri që do të gdhendet në muret e kohës me germa të arta për kontributin tuaj’, shkruan Berisha.















Comments are closed