Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Drejtori i Policisë së Shqipërisë jep detaje për goditjen e trafikimit të armëve nga Kosova
Kronika e Zezë

Drejtori i Policisë së Shqipërisë jep detaje për goditjen e trafikimit të armëve nga Kosova

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka deklaruar se trafikimi i armëve nga Kosova drejt Shqipërisë po goditet përmes operacioneve të njëpasnjëshme policore.

Ai theksoi se bashkëpunimi mes Policisë së Shqipërisë dhe Policisë së Kosovës është shumë i mirë dhe po jep rezultate konkrete në luftën kundër kriminalitetit.

Proda ka vlerësuar veçanërisht Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për finalizimin e operacionit të radhës, “Barriera”, i cili është pjesë e një serie operacionesh të suksesshme për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, si dhe të veprimtarisë kriminale të shitjes dhe mbajtjes pa leje të armëve në Tiranë.

Sipas tij, operacioni “Barriera”, së bashku me ndërhyrjet e realizuara gjatë vitit 2025 dhe në fillim të këtij viti, dëshmon një punë të mirëorganizuar, profesionale dhe efektive, si në aspektin hetimor ashtu edhe në atë operacional.

Comments are closed

Related Posts