Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Pagat e administratës rriten 40% deri në 2028! Për shkak të pagës minimale, do ulen koeficientët e funksionarëve
Ekonomi

Pagat e administratës rriten 40% deri në 2028! Për shkak të pagës minimale, do ulen koeficientët e funksionarëve

Edhe pse për “paratë X, plus 1.500 denarë, të rritura për 8% në tre vitet e ardhshme” në një pjesë të opinionit pati habi dhe debat, për dy sindikatat përfaqësuese që organizojnë punonjësit e administratës dhe të drejtësisë kjo ishte një ofertë serioze. Të dyja thanë “PO” për propozimin e qeverisë, sipas të cilit pagat e 11.000 punonjësve në këto institucione do të rriten për 40% deri në vitin 2028.

Megjithatë, kjo rritje do të kërkojë më shumë fonde nga buxheti. Qeveria duhet të sigurojë mbi 10 milionë euro në vit për të financuar këto paga. Kryeministri Mickoski tha se ekonomia ka sfida, por rritja e pagave nuk do të pengojë konsolidimin fiskal të vendit. Paratë nuk do të sigurohen nga taksa të reja.

Mickoski shtoi se edhe punonjësit duhet të justifikojnë rritjen e pagave duke përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve. Qeveria e matë këtë indikator çdo muaj përmes anketave. Ai gjithashtu theksoi se nuk është e pranueshme që paga minimale të rritet në 600 euro me kompensimin e diferencës nga qeveria, pasi buxheti nuk ka fonde për këtë.

“Jo, jo, sepse ne kemi dhënë 250 milionë euro kredi të subvencionuara për biznesin me normë interesi 1,95%, sepse nuk i rrisim taksat siç kërkojnë disa institucione financiare ndërkombëtare, që kërkojnë 20% TVSH, nuk e rrisim moshën e pensionimit siç kërkojnë disa institucione të tilla.”

Comments are closed

Related Posts