Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • VLEN: Transformuam Institutin e Transfuzionit në qendër moderne
Lajmi i Fundit

VLEN: Transformuam Institutin e Transfuzionit në qendër moderne

Procesi i rikonstruksionit të Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit në Tetovë ka përfunduar me sukses, duke sjellë një transformim të plotë të kapaciteteve të tij. Me një investim prej rreth 8.3 milionë denarësh, ky institucion është shndërruar në një qendër moderne dhe të fuqizuar, që mbulon edhe qytetet Gostivar, Kërçovë dhe Strugë, theksuan nga VLEN, në Facebook.

Ky projekt përfaqëson një arritje madhore për shëndetësinë rajonale, duke garantuar siguri dhe cilësi në sigurimin e gjakut dhe produkteve të gjakut për spitalet e rajonit. Rikonstruksioni i institutit është një dëshmi e qartë e përkushtimit për të ngritur standardet e shërbimit shëndetësor dhe për ta afruar atë me nevojat e qytetarëve.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, drejtori i Institutit për transfuziologji Amir Elezi dhe drejtori i spitalit klinik të Tetovës  Erzen Elezi, duke e bërë këtë moment edhe më domethënës për qytetarët e Tetovës dhe gjithë rajonit.

Me këtë investim, VLEN po vendos themelet e një epoke të re në shëndetësi, duke e bërë sistemin më të fortë, më transparent dhe më të besueshëm. Ky është një hap gjigant për shëndetësinë rajonale. Tetova dhe gjithë rajoni marrin një institucion modern, të fuqizuar dhe të gatshëm për t’u shërbyer qytetarëve me dinjitet dhe profesionalizëm.

VLEN për shëndetësi modern dhe për dinjitet për qytetarët!

Comments are closed

Related Posts