Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se opozita duhet të paraqesë alternativën e saj në lidhje me Reformën Territoriale, duke mos përsëritur gabimin e bërë nga Lulzim Basha, në kohën kur drejtonte Partinë Demokratike.
Meta thotë se pjesëmarrja aktuale e opozitës në komisionet parlamentare mund të mos të ndikojë realisht vendimmarrjen e mazhorancës, por opozita sipas tij e ka detyrimin moral të paraqesë alternativa përballë qytetarëve.
““Matematikani” kurrë nuk paraqiti një projekt alternativë pranë Komisionit Parlamentar dhe si shpërblim mori mbështetjen e “nëndheshme” nga strukturat e PS në Lezhë, Pogradec, etj., që në atë kohë u cilësuar si “pazari i Roskovecit”. Edhe pse nuk jam optimist se pjesëmarrja e opozitës në këtë Komision do të jetë ndikuese në vendimin përfundimtar të shumicës (83 + 3), përsëri në respekt të qytetarëve që vujanë shkatërrimin e shërbimeve publike sot nga pushteti vendor besoj se opozita e ka për detyrë të paraqesë alternativën e saj përpara qytetarëve shqiptarë, por edhe Komisionit Parlamentar”, shkruan Meta.















Comments are closed