Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Ibrahimi: E kishin gënjyer kryeministrin e Shqipërisë se shqipja është zyrtare: “Ra provimi i jurisprudencës e u pamë”
Lajmi i Fundit

Ibrahimi: E kishin gënjyer kryeministrin e Shqipërisë se shqipja është zyrtare: “Ra provimi i jurisprudencës e u pamë”

Ish-kryetari i Alternativës dhe përfaqësuesi i kësaj partie nga rradhët e VLEN, Zeqirja Ibrahimi, ka nënvizuar se provimi i jurisprudencës vetëm në gjuhën maqedone, është pasojë e moszyrtarizimit të gjuhës shqipe nga BDI.

Ai ka theksuar, se me gjuhën shqipe kinse është zyrtare, u gënjye edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Postimi i plotë:

Ra provimi i jurisprudencës e u pamë!

Pas disa viteve, qëkur e kishin gënjyer kryeministrin e Shqipërisë se shqipja në RMV është bërë zyrtare, më në fund edhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup e mori vesh se shqipja te ne nuk qenka zyrtare dhe se një provim i jurisprudencës në shtetin tonë nuk mbaheshka edhe shqip për së paku dy dekada me radhë.
Asnjëherë nuk është vonë për ta kuptuar të vërtetën.

Comments are closed

Related Posts