Kreu demokrat Sali Berisha ka deklaruar se në Bruksel po diskutohet zhbërja e plotë e procesit të integrimit evropian.
“Burime shumë serioze për diskutime e gjëra që po zhvillohen në kancelaritë evropiane dhe në Bashkimin Evropian në të cilat nuk përjashtohet dhe opsionin i zhbërjes së plotë të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian për shkak të këtyre qëndrimeve antikushtetuese, antidemokratike, antiligjore që mban Edi Rama në rastin e dosjes së tij dhe në aparencë të Ballukut dhe AKSH-it”, tha Berisha.
Kryetari i PD-së ftoi shqiptarët të marrin vetë në dorë fatin e tyre.
“Edi Rama po luan me fatet e vendit, me fatin e çdo shqiptari për të mbrojtur krimet e tij. 10 shkurti është dita e çdo qytetari , dita e dinjitetit, e guximit, e kurajës, e vendosmërisë për të marrë fatet në duar”, u shpreh ai.















Comments are closed