Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Zv/kryeministri Sali me eurodeputetin Vajc: Vazhdon bashkëpunimi i ngushtë, për integrim në BE
Ballina

Zv/kryeministri Sali me eurodeputetin Vajc: Vazhdon bashkëpunimi i ngushtë, për integrim në BE

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, u takua me eurodeputetin Tomas Ujac, i cili është raportues kryesor për raportet e Parlamentit Evropian mbi progresin e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në takim, siç bëri të ditur Ministra e Çështjeve Evropiane, u bisedua për procesin e integrimit evropian dhe për raportin e fundit të Parlamentit Evropian mbi Maqedoninë e Veriut, i miratuar me shumicë votash në korrik 2025, i cili vlerëson progresin e vendit dhe thekson nevojën për heqjen e bllokadave politike ndaj procesit të anëtarësimit.

Zëvendëskryeministri Sali shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të eurodeputetit Uajc, ndërsa u riafirmua qëndrimi se çështjet dypalëshe nuk duhet të shndërrohen në pengesë për avancimin e procesit integrues. Eurodeputeti Uajc theksoi se procesi i zgjerimit duhet të mbetet i bazuar në kritere objektive dhe vlera evropiane.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe dialogut të ngushtë me institucionet evropiane në funksion të përshpejtimit të rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Comments are closed

Related Posts