Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Sporte
  • Juventus gati të blindojë fenomenin turk Kenan Yildiz
Sporte

Juventus gati të blindojë fenomenin turk Kenan Yildiz

Juventusi është gati ta kthejë Kenan Yildiz në simbolin e projektit të ri bardhezi, pasi i ka besuar tashmë fanellën prestigjioze me numrin 10.

Sipas asaj që raporton “Il Bianconero”, pas interesimit të disa klubeve të mëdha europiane për talentin turk, drejtuesit e Juventusit kanë përshpejtuar lëvizjet dhe ditët e fundit janë shënuar hapa të rëndësishëm përpara në negociatat për rinovimin e kontratës së lojtarit, e cila aktualisht skadon në qershor 2029.

Marrëveshja pritet të mbyllet shumë shpejt dhe firma konsiderohet e afërt, madje mund të vijë që brenda kësaj jave. Me rinovimin e ri, paga e Yildiz pritet të rritet ndjeshëm nga 1.7 milionë euro neto në sezon në rreth 6 milionë euro neto, plus bonuse.

Ai do të bëhet lojtari më i paguar i skuadrës, sidomos në kushtet kur largimi i Dusan Vlahovic në fund të sezonit shihet pothuajse i sigurt.

Comments are closed

Related Posts