Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Bllokohen rrugët në Kërçovë dhe Manastir: Protesta masive, kundër ligjit për konfiskimin e makinave
Lajmi i Fundit

Bllokohen rrugët në Kërçovë dhe Manastir: Protesta masive, kundër ligjit për konfiskimin e makinave

Që nga ora 11:30, ka filluar një tubim publik i parashikuar me rreth 150 pjesëmarrës, për shkak të ndryshimeve në Ligjin për Kundërvajtje, në kryqëzimin për fshatin Oreovec në kalimin malor Pletvar, në rrugën magistrale A1 Prilep – Gradsko.

Qarkullimi rrugor është i ndaluar në të dy drejtimet. Në bllokadë janë vendosur automjete, goma dhe objekte të tjera, njofton LAMM.

Në Kazermën në Kërçovë, është bllokuar një korsi në drejtim nga Shkupi drejt Ohrit. Automjetet po ridrejtohen përmes rrugës rajonale për Osllomej, ndërsa korsia tjetër, drejtimi Ohër – Shkup, është e lirë për qarkullim.

Një protestë tjetër kundër konfiskimit të automjeteve nga personat që drejtojnë pa patentë po mbahet në Manastir para ndërtesës së SPB Manastir.

Comments are closed

Related Posts