Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kryeparlamentari Gashi me drejtuesit e IRI-it, në Uashington: Presim thellim të bashkëpunimit
Lajmi i Fundit

Kryeparlamentari Gashi me drejtuesit e IRI-it, në Uashington: Presim thellim të bashkëpunimit

Në kuadër të vizitës së tij në Uashington, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi një takim me Kryetarin e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), Daniel Twining, si dhe me Drejtorin Rajonal për Europën dhe Euroazinë, Stephen Nix.

Gjatë takimit, Kryetari Gashi diskutoi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe IRI-it, duke theksuar rëndësinë e dialogut strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të IRI-it në forcimin e kapaciteteve parlamentare dhe avancimin e standardeve demokratike, duke nënvizuar kontributin e çmuar të këtij institucioni në zhvillimin e kulturës politike përmes programeve të ndryshme. Sipas tij, ky partneritet paraqet një element kyç për zhvillimin institucional dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Comments are closed

Related Posts