“Në ditën e dytë të zbatimit të Safe City në kryeqytet, por edhe në dy qytetet tjera si në Kumanovë dhe Tetovë, lëvizja në trafik është më e kujdesshme, dhe më e ngadaltë. Por, duke qenë se vetëm kamerat e kaltra, të cilat janë të vendosura këtu pas meje aktivizohen në katër lloje të kundërvajtjeve, disa nga qytetarët i kanë ngatërruar duke kujtuar se të gjitha kamerat e vendosura nëpër shtyllat e udhëkryqeve, siç janë edhe ato të bardha e të vogla të Byrosë për siguri publike, por ato nuk janë në funksion të Safe City për kundërvajtje në trafik”, raporton TV21, transmeton Pollogu.news.
“Ju jeni ata që e keni ulur numrin e personave të lënduar nga aksidentet në trafik përafërsisht 35% vetëm në territorin e Shkupit dhe ju jeni ata që e keni ulur numrin e rasteve të vdekjes të shkaktuara në kuadër të fatkeqësive rrugore nga 11 në 4 viktima. Ju përgëzoj për gjithë këtë! Me zbatimin e këtij projekti dhe nga dita e parë e hyrjes në fuqi dëshmuam se kemi mundur që vlerat Evropiane t’i bëjmë në Maqedoni dhe kemi mundur të tregojmë një qasje ndryshe për dallim nga e kaluara”, u shpreh ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.













Comments are closed