Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • “1 mln euro shpenzime”/ Veliaj në gjykatë: Grepi më i shtrenjtë se peshku që pretendoni se keni kapur
Politikë

“1 mln euro shpenzime”/ Veliaj në gjykatë: Grepi më i shtrenjtë se peshku që pretendoni se keni kapur

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion u mbyll sot shqyrtimi paraprak i çështjes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Kjo seancë e sotme me dyer të mbyllura  nuk kaloi pa debate, ndërsa siç raporton gazetarja e Top Chanenl Anila Hoxha, mësohet se Veliaj ka deklaruar:

“Një vit burg, dy vite e gjysmë hetime, i ka kushtuar shtetit shqiptar me rroga prokurori, hetues, gjyqtar, logjistikë, roje, transport, administratë, ekspertë, mbi 1 milion euro.  Sot është bërë grepi më i shtrenjtë se peshku që pretendoni që keni kapur”.

Gjyqtarja Etleva Deda u tërhoq për vendimmarrje, nëse kalon për gjykim apo jo, ndërsa seanca e radhës do të jetë më 9 shkurt.

Comments are closed

Related Posts