Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Osmani – Frenki, Ali Ahmeti shpreh ngushëllime
Ballina

Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Osmani – Frenki, Ali Ahmeti shpreh ngushëllime

Ka ndërruar jetë Fadil Osmani, i njohur ndryshe si “Frenki”, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve dhe miqve të të ndjerit.

Në mesazhin e tij, Ahmeti e cilësoi Osmanin si pjesë të brezit të atdhetarëve që iu përgjigjën thirrjes së atdheut në momentet më të vështira për kombin, duke u rreshtuar në luftën për liri, dinjitet dhe të drejta kombëtare.

“Kontributi dhe sakrifica e tij në radhët e UÇK-së do të mbeten pjesë e kujtesës dhe historisë sonë të përbashkët. Bashkëluftëtarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. U prehtë në paqe shpirti i tij!” — ka shkruar Ahmeti.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts