Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • “Vullneti i popullit është vullneti i Zotit”, Vuçiç paralajmëron pranimin e rezultatit: Vendosin qytetarët!
Lajmi i Fundit

“Vullneti i popullit është vullneti i Zotit”, Vuçiç paralajmëron pranimin e rezultatit: Vendosin qytetarët!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë deklaratën e parë pas mbylljes së qendrave të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, duke theksuar se qytetarët kanë vendosur për drejtimin që do të marrë vendi në vitet e ardhshme.

Në një prononcim për mediat, Vuçiç deklaroi se Serbia ndodhet përpara një zgjedhjeje të rëndësishme, mes së ardhmes dhe rikthimit në të kaluarën, të cilën ai e lidhi me periudhën e privatizimeve dhe vështirësive ekonomike.

“Serbia zgjedh se në cilin drejtim do të shkojë, nëse do të ecë drejt së ardhmes apo drejt së kaluarës, në kohën e privatizimeve grabitqare, shkatërrimit ekonomik të vendit dhe poshtërimit politik të kombit dhe të gjithë shtetit. Do të shohim se si do të vendosin njerëzit”, u shpreh Vuçiç.

Presidenti serb theksoi se vendimi i qytetarëve duhet të respektohet, pavarësisht rezultatit të votimit.

“Vullneti i popullit është vullneti i Zotit. Vox populi, vox Dei”, deklaroi ai.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts