Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje pasdite, në orën 14:10, në SPB Tetovë është raportuar nga Qendra Klinike e Tetovës se tek ata ishte sjellë një 15-vjeçar nga fshati Bogovinë, me plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në pjesën e barkut.
Më vonë, në Stacionin Policor të Tetovës janë paraqitur vetë S.M. (42) dhe djali i tij 16-vjeçar, të dy nga fshati Bogovinë, të cilët kanë dorëzuar një pistoletë me një karikator të zbrazët.
Sipas deklaratës së S.M., ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45 në fshatin Bogovinë, kur nga pakujdesia është shkrepur një plumb nga pistoleta që e mbante djali i tij i mitur.
Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes në prani të një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dhe përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale në Tetovë.
I mituri është ndaluar për procedura të mëtejshme, ndërsa po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të pasojë kallëzimi përkatës.














Comments are closed