Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Sporte
  • U plagos rëndë gjatë protestës, FSHF merr vendimin për 28-vjeçarin, e bën të ditur presidenti Duka
Lajmi i Fundit

U plagos rëndë gjatë protestës, FSHF merr vendimin për 28-vjeçarin, e bën të ditur presidenti Duka

Erjon Vishkulli ishte një prej pjesëmarrësve në protestën që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama që u plagos rëndë teksa u godit në sy nga plumbat e gomës së policisë.

28 vjeçari është pjesë e grupimit ‘Tifozët Kuqezi’ në mbështetje të Kombëtares shqiptare dhe një ditë më parë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar ndaj asaj që ndodhi dhe mori vendimin për të dhënë ndihmën e saj për trajtimin e tij, një vendim që e konfirmon vetë presidenti Armand Duka përmes një postimi në rrjetet sociale 

Postimi i presidentit të FSHF, Armand Duka



MÈ KA PREKUR THELLE
PLAGOSJA E RENDE E ERJON VISHKULLIT, PJESETAR I TIFOZÈVE KUQ E ZI DHE MBESHTETES | PERKUSHTUAR I
KOMBËTARES SONÉ. NE KËTÉ MOMENT TÉ VESHTIRÉ, I SHPREH ERJONIT DHE FAMILJES SÉ TIJ AFÈRSINÉ DHE
SOLIDARITETIN TIM. FEDERATA
SHQIPTARE E FUTBOLLIT ESHTE
E GATSHME TÉ OFROJÉ NDIHME KONKRETE PER TRAJTIMIN DHE RIKUPERIMIN E TIJ, NE
KOORDINIM ME FAMILJEN.
ERJONI KA QENE PRANË KOMBËTARES ME ZEMËR E PASION. SOT, FAMILJA KUQEZI
ËSHTÉ PRANE TIJ. NGA ZEMRA, SHERIM SA ME TE
SHPEJTÉ, ERJON!
Armand D.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts