Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
Lajmi i Fundit

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi zgjedhjet në Serbi, ku Vuçiç dhe studentët janë “kokë më kokë”.

Kulla u shpreh se studentët mund ta rrëzojnë Vuçiçin nga pushteti, përcjellë News24.

Sipas Kullës, në qytetet e Serbisë pritet të fitojnë studentët, por Vuçiç me disa manipulime mund të fitojë zgjedhjet.

Ilir Kulla:  Për herë të parë shikojmë se partia e Vuçiçit rrezikon të humbasë zgjedhjet.

Këtë e thonë edhe sondazhet. Demokracia është fleksibile dhe këtë e thotë një miku im. Vuçiç dhe partia e studentëve janë “kokë më kokë”. Mendoj se serbët e Kosovës dhe të Bosnjës do të marrin pjesë në zgjedhje, partia e Vuçiç do i përdorë ato, me qëllimin që të fitojë zgjedhjet. Kështu vepruan dhe në zgjedhjet e kaluara.

Diferenca mes partisë së Vuçiç dhe të studentëve do jetë e vogël. Në qytete fitojnë studentët, por Vuçiç manipulon serbët në Kosovë dhe në zonat rurale kryesisht.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts