Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektin
Ballina

Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektin

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka vizituar stadiumin e fshatit Nerasht, ku nga afër ka parë punimet për ndërtimin e objektit futbollistik.

Përmes një njoftimi, Memishi ka bërë të ditur se kjo nismë po realizohet falë angazhimit të KF Nerashti dhe banorëve të fshatit, të cilët po kontribuojnë për krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e sportit.

Ai theksoi se Komuna e Tearcës ka vendosur ta mbështesë financiarisht pjesën më të madhe të projektit, duke vlerësuar rëndësinë e iniciativave të tilla për komunitetin.

“Komuna e Tearcës mbetet e përkushtuar për të investuar te të rinjtë dhe sporti, duke krijuar më shumë mundësi për fëmijët dhe të rinjtë tanë që të merren me aktivitete sportive dhe të zhvillojnë talentin e tyre”, ka shkruar Memishi.

Në fund, kryetari i Komunës ka përgëzuar KF Nerashti dhe banorët e fshatit për këtë iniciativë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts