Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • OSBE dënon sërish dhunën në protestë dhe sulmet ndaj gazetarëve në Shqipëri, thirrje të fortë gjithë politikës: Gjeni zgjidhje
Lajmi i Fundit

OSBE dënon sërish dhunën në protestë dhe sulmet ndaj gazetarëve në Shqipëri, thirrje të fortë gjithë politikës: Gjeni zgjidhje

Përfaqësuesi i Posaçëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Europën Juglindore, Claude Haagen, nga Luksemburgu, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së rendit, respektimit të lirive themelore dhe shmangies së përshkallëzimit të situatës, përcjellë Top Channel.

Në deklaratën e tij, Haagen nënvizon se e drejta për tubime paqësore dhe liria e qytetarëve për të shprehur qëndrimet e tyre janë shtylla themelore të një shoqërie demokratike. Në të njëjtën kohë, ai thekson se mbrojtja e jetës njerëzore dhe e pronës publike e private përbën një përgjegjësi thelbësore të autoriteteve ligjzbatuese.

“Jam thellësisht i shqetësuar për zhvillimet e fundit që shoqërojnë protestat në Shqipëri”, shprehet Haagen, duke bërë thirrje për përgjegjshmëri dhe respektim të parimeve demokratike nga të gjitha palët.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts