Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, tha se qeveria ka miratuar ndryshimet, që ushtarët profesionistë në Maqedoninë e Veriut do të mund të vazhdojnë të punojnë në ushtri edhe pas moshës 45-vjeçare, deri në pensionimin e tyre.
“Është një reformë thelbësore dhe që nuk është bërë deri më tani. Ajo që është me rëndësi është se ushtarët profesionistë, edhe pse do ta kalojnë moshën 45-vjeçare, do të kenë të drejtën të vazhdojnë punën e tyre në ushtri deri në pensionimin e tyre. Dhe kjo është reformë e rëndësishme, sepse atyre që e mbrojnë shtetin, po ua rregullojmë njëherë e përgjithmonë një status që nuk ka qenë deri më tani i rregulluar.”, – theksoi zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi për RTVM.















Comments are closed