Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Venera Azizi: 100 autoambulanca të reja për institucionet publike shëndetësore, nga Likova deri në Strugë
Ballina

Venera Azizi: 100 autoambulanca të reja për institucionet publike shëndetësore, nga Likova deri në Strugë

Një investim i rëndësishëm në sistemin shëndetësor të Maqedonisë së Veriut. Njëqind autoambulanca të reja, të pajisura plotësisht me aparaturë moderne mjekësore, do t’u shërbejnë institucioneve publike shëndetësore në vend.

Lajmin e ka bërë të ditur Venera Azizi, e cila theksoi rëndësinë e këtij investimi për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe forcimin e kapaciteteve për trajtimin e pacientëve.

Sipas saj, ambulancat e reja do të kontribuojnë në modernizimin e flotës së automjeteve shëndetësore dhe në ofrimin e shërbimeve më efikase për qytetarët, nga Likova deri në Strugë.

Ky investim synon përmirësimin e kushteve për ndërhyrje emergjente, transportin e pacientëve dhe ofrimin e kujdesit mjekësor gjatë rrugës drejt spitaleve.

“Një investim i rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve dhe për forcimin e shërbimeve tona shëndetësore”, ka theksuar Venera Azizi, duke ndarë edhe një fotografi me drejtorët e institucioneve shëndetësore.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts