Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Ambasadorët e SHBA, BE e Gjermanisë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani takim me Begajn, zbulohen detajet
Lajmi i Fundit

Ambasadorët e SHBA, BE e Gjermanisë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani takim me Begajn, zbulohen detajet

Përshkallëzimi i revoltës popullore dhe tensionet masive në rrugët e kryeqytetit kanë vënë në lëvizje urgjente diplomacinë ndërkombëtare dhe faktorët më të lartë shtetërorë.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar sot një takim për të diskutuar situatën e rënduar dhe për të gjetur një rrugëdalje nga kriza politike.

Diplomatët më të rëndësishëm perëndimorë në Tiranë, përfshirë Ambasadorin e SHBA, atë të Bashkimit Evropian dhe atë të Gjermanisë, të shoqëruar nga përfaqësues të ambasadorë të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë zbarkuar në zyrën e Kreut të Shtetit.

Begaj ka pritur gjithashtu në takim dy ish-Presidentët e Republikës, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi.

Fokus i takimit urgjent ka qenë deeskallimi i menjëhershëm i situatës në terren, ndalimi i përdorimit të forcës dhe krijimi i hapësirave për zgjidhje politike.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts