Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • “2,500 euro për çdo efektiv policie në vijën e parë të përballjes me protestuesit”, Rama: Shteti do ta fitojë këtë betejë
Lajmi i Fundit

“2,500 euro për çdo efektiv policie në vijën e parë të përballjes me protestuesit”, Rama: Shteti do ta fitojë këtë betejë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një shpërblim prej 2,500 eurosh për çdo efektiv policie që ndodhet në vijën e parë të përballjes me protestuesit. Rama tha se vendimi është marrë në shenjë vlerësimi për rezistencën, sakrificën, kurajën dhe dinjitetin e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Sipas kryeministrit, shuma do t’u vihet menjëherë në dispozicion të gjithë efektivëve që janë të angazhuar në këtë front, pa bërë dallime mes tyre.

“Për të gjithë rezistencën, sakrificën, kurajën dhe mbi të gjitha për dinjitetin me të cilin po i dilni përballë gurëve dhe atyre që nëpër ekrane masakrojnë policinë, fajësojnë policinë, kërkojnë që policia të dorëzohet, ne do t’ju vëmë menjëherë në dispozicion një shumë prej 2,500 eurosh për çdo efektiv që është në këtë front.

Keni jo vetëm stresin, por edhe nevojë për të shpenzuar në këtë moment me gjëra ekstra. E vendosëm kështu për të mos bërë asnjë diferencë. Në këtë moment jeni të gjithë një, dhe një për të gjithë.

Nuk diskutohet që shteti do ta fitojë këtë betejë. Kush mendon se e vuri shtetin për poshtë dhe kush mendon se do ta marrë pushtetin me dhunë, do të zhgënjehet”, deklaroi Rama.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts