Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Adnan Azizi falenderon përkrahësit e VLEN-it, fushatë dinjitoze nga Jakup Huseini
Ballina

Adnan Azizi falenderon përkrahësit e VLEN-it, fushatë dinjitoze nga Jakup Huseini

Deputeti i VLEN-it dhe shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor, Adnan Azizi, ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Bërvenicës, duke falënderuar të gjithë ata që u angazhuan gjatë fushatës dhe shprehën besimin e tyre ndaj kandidatit të VLEN-it, Jakup Huseini.

Azizi vlerësoi fushatën e Huseinit si dinjitoze dhe korrekte, duke theksuar se kandidati ka fituar shumë zemra, ndërsa rezultati zgjedhor për VLEN-in përbën një mësim që duhet të shërbejë për të ardhmen.

Ai gjithashtu uroi Arkin Jahiun për rezultatin e arritur, duke i dëshiruar sukses në raundin e dytë të zgjedhjeve.

„Faleminderit gjithësecilit për angazhimin gjatë kësaj fushate, për besimin dhe përkrahjen që na dhatë”, ka shkruar Azizi.

Në fund të reagimit të tij, deputeti i VLEN-it e përmbylli mesazhin me thirrjen për reflektim: „Koha për reflektim!”

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts