Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Protestat në Tiranë, presidenti Begaj mbledh sot krerët e komuniteteve fetare
Lajmi i Fundit

Protestat në Tiranë, presidenti Begaj mbledh sot krerët e komuniteteve fetare

Presidenti Bajram Begaj, do të takohet këtë të diel me krerët e komuniteteve fetare në vend. Takimi është planifikuar për orën 12:00.

Takimi vjen pas pesë ditësh protestash, të shoqëruara me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë.

Ditën e djeshme, përplasjet nisën pranë Ministrisë së Arsimit dhe u zhvendosën drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” e Kryeministrisë, duke vazhduar edhe në mbrëmje.

Policia përdori gaz lotsjellës, autobotë me ujë dhe plumba gome, ndërsa grupe protestuesish hodhën gurë, molotovë dhe fishekzjarrë drejt efektivëve.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts