Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Jakup Huseini viziton qumështoren Nordmilk në Çellopek: Bizneset vendore meritojnë mbështetje konkrete
Ballina

Jakup Huseini viziton qumështoren Nordmilk në Çellopek: Bizneset vendore meritojnë mbështetje konkrete

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka vizituar qumështoren Nordmilk në Çellopek, ku është takuar me vëllezërit Ramadan dhe Elham Mehdiji.

Huseini i ka cilësuar ata si shembull të një familjeje të ndershme dhe punëtore, duke përmendur edhe traditën familjare të punës dhe ndershmërisë, të trashëguar nga kryefamiljari Agim Mehdiji.


“Bizneset si Nordmilk meritojnë mbështetje konkrete, sepse forcojnë ekonominë vendore, krijojnë mundësi dhe dëshmojnë se puna e ndershme jep rezultate”, ka theksuar Huseini.


Ai ka shtuar se, nëse zgjidhet kryetar i Bërvenicës, do të angazhohet që bizneset vendore të kenë më shumë mbështetje dhe kushte më të mira për zhvillim.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts