Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Protestat në Shqipëri, tensione në Tiranë, arrestime në Korçë dhe Vlorë, Rama: Nuk do përkulemi
Lajmi i Fundit

Protestat në Shqipëri, tensione në Tiranë, arrestime në Korçë dhe Vlorë, Rama: Nuk do përkulemi

Kryeministri Edi Rama u bën thirrje qytetarëve të mos përkulen përballë dhunës, ndërsa refuzon të bëjë lëshime përballë protestave që kanë hyrë në ditën e katërt. Studentët dhe gjimnazistët vijojnë tubimet në Tiranë, Korçë, Vlorë dhe Lezhë, ku janë regjistruar përplasje me policinë dhe dëmtime të pronës publike. Në kryeqytet, protestuesit e arrestuar pas tubimit të 13 tetorit dalin para gjykatës për caktimin e masave të sigurisë, ndërsa Këshilli Ndërfetar apelon për paqe dhe dialog.

Pas këtij veprimi janë regjistruar përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë, me shtyrje dhe goditje mes palëve.

Policia po tenton të komunikojë me grupin organizator, ndërsa ka paralajmëruar protestuesit për shoqërime në komisariat.

Ndërkohë, bojkoti i mësimit në Universitetin e Vlorës vijon edhe këtë të premte. Një pjesë e studentëve janë mbledhur në auditore, në pritje të organizimit për protestën e ditës.

Korçë, koshat e mbeturinave digjen dhe hidhen në rrugë

Protesta në Korçë është shoqëruar me tensione, pasi disa protestues u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave dhe i kanë hedhur në rrugë.

Sipas pamjeve nga tubimi, studentët kanë hedhur gurë dhe sende të tjera në drejtim të forcave të rendit, duke sjellë përplasje me policinë.

Incidentet vijnë pas dëmtimeve të raportuara një ditë më parë në disa institucione publike dhe arsimore të qytetit.

Protestat vijojnë, Rama mban qëndrimin e tij

Në ditën e katërt të protestave, qëndrimi i kryeministrit Edi Rama dhe vijimi i mobilizimit të studentëve e gjimnazistëve përbëjnë dy nga zhvillimet kryesore të situatës politike.

Ndërsa Rama u kërkon qytetarëve durim dhe kundërshton lëshimet përballë presionit, protestat vijojnë në Tiranë dhe qytete të tjera. Paralelisht, autoritetet po përballen me pasojat e incidenteve, dëmtimet e pronës publike dhe proceset gjyqësore ndaj personave të arrestuar.

Në këtë klimë, Këshilli Ndërfetar u bën thirrje palëve për paqe, drejtësi dhe dialog, duke kërkuar që zëri i të rinjve të dëgjohet dhe institucionet të përgjigjen në përputhje me ligjin

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts