Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Feti Abazi, tek Panairi i Ushqimit në Siniçan: Përgëzova organizatorët dhe nxënësit, për promovimin e ushqimeve tradicionale
Ballina

Feti Abazi, tek Panairi i Ushqimit në Siniçan: Përgëzova organizatorët dhe nxënësit, për promovimin e ushqimeve tradicionale

Feti Abazi, kryetar i komunës së Bogovinës, ka marrur sot pjesë tek Panairi i Ushqimit, në shkollën periferike “Sabedin Bajrami” në Siniçan. Ai ka përgëzuar organizatorët, prindërit dhe nxënësit për promovimin e ushqimeve tradicionale të kulturës tonë.

Postimi i plotë, nga Feti Abazi në FB:

“Një ditë e veçantë në shkollën e Siniçanit!

Sot vizitova Panairin e Ushqimit në SHFK periferike “Sabedin Bajrami” në Siniçan, një aktivitet i bukur komunitar, ku nxënësit prezantuan ushqime tradicionale të përgatitura me shumë kujdes, dashuri dhe përkushtim.

Përgëzime për organizatorët, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit për këtë organizim të mrekullueshëm!

Uroj që aktivitete të tilla të jenë sa më të shpeshta në shkollat tona, duke promovuar traditën, bashkëpunimin dhe kreativitetin e fëmijëve tanë”, ka shkruar, Abazi.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts