“Gratë janë forcë, zë dhe kontribut i pazëvendësueshëm në zhvillimin e Bërvenicës. Angazhimi i tyre në jetën publike dhe në vendimmarrje është i rëndësishëm për të ndërtuar një komunë me më shumë mundësi për të gjithë.
Sot takova Forumin e Gruas së VLEN-it në Bërvenicë, në prani të zv.ministres së Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, deputeteve Merita Koxhaxhiku dhe Saranda Imeri Stafai, si dhe zëdhënëses së Qeverisë, Venera Azizi.
Bashkëbiseduam për rolin e grave, idetë dhe angazhimin e tyre në zgjidhjen e çështjeve që prekin qytetarët.
Bërvenica ka nevojë për energjinë, dijen dhe pjesëmarrjen aktive të grave në çdo proces zhvillimi.
#JakupHuseini #ForumiiGruas #BërvenicaVLEN #Voto4″, ka njoftuar Jakup Huseini, kandidat i VLEN për komunën e Bërvenicës.















Comments are closed