Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • CRPC: Jakup Huseini nga VLEN, në epërsi ndaj Arkin Jahiut të AKI-së
Ballina

CRPC: Jakup Huseini nga VLEN, në epërsi ndaj Arkin Jahiut të AKI-së

Jakup Huseini, kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, ka mbështetjen e 25,8% të të anketuarve, duke lënë pas Arkin Jahiun e AKI-së, i cili ka 25,2%, sipas anketës së publikuar nga Glas.mk dhe CRPC.

Diferenca prej 0,6 pikë përqindjeje mes dy kandidatëve tregon një garë të ngushtë për zgjedhjet lokale të 18 tetorit.

Në krye të renditjes së përgjithshme në këtë anketë është Stojançe Radiçevski nga VMRO-DPMNE-ja me 31% të mbështetjes, ndërsa Jovica Radevski nga LSDM-ja ka 10,3%. Arife Idrizi ka 1,3%, kurse 5,8% e të anketuarve janë të pavendosur.

Anketa është realizuar nga 2 deri më 5 tetor 2026, me 350 të anketuar nga të gjitha vendbanimet e Komunës së Bërvenicës. Rezultatet pasqyrojnë opinionin publik gjatë periudhës së hulumtimit dhe nuk përbëjnë parashikim përfundimtar të rezultatit zgjedhor.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts